Të tjera pamje të rënda janë publikuar nga momenti kur pesë efektivë të policisë në Lipjan, ndaluan Agon Zejnullahun, duke ndryshuar të gjithë rrjedhën e ngjarjes. Në një vido të gjatë, i riu shfaqet I dehur dhe duke kryer veprime të pakontrolluara në rrugë, ku kalonin edhe makinat.
Pamjet e reja tregojnë se veprimi i efektivëve teksa i vendos gjurin në pjesën e qafës, mund të mos ketë qenë fatal por kjo mund të ketë ndodhur si pasojë e veprimeve të mëparshme.
27-vjeçari ndërroi jetë të hënën, duke ngjallur reagime të forta për mënyrën brutale të ndalimit, që i mori dhe jetën.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-Dega në Lipjan caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët gjenden nën masën e ndalimit si të dyshuar për “Vrasje nga pakujdesia”. /Versus.al/







