
Ndërron jetë 15 vjeçari Erjon Boba që u qëllua me thikë.
I mituri qëndroi dhjetë ditë në koma në spitalin e “Nënë Tereza”. 15 vjeçari u godit me thikë në zemër pas një konflikti verbal me një 14 vjeçar në ambientet e shkollës, më pas konflikti vijoi në rrugë ku u përdor thika.
Sherri mes të miturve nisi për një koment në rrjetet sociale.
Babai i 15-vjeçarit zbuloi pak ditë më parë se i biri ndodhej në intubim dhe mjekët po prisnin reagimin e trurit, që ai të dilte nga kujdesi intensiv, por adoleshenti nuk ka mundur të mbijetojë.
“Kemi dalë nga gjendja e rrezikut. Presim reagimin e trurit dhe më pas të dalim nga intubimi", tha ai.
Fatkeqësisht Erjon Boba humbi jetën. Kjo ngjarje sjell në vëmendje tragjedinë e 14 nëntorit 2024, ku 14-vjeçari Martin Cani humbi jetën pasi u qëllua me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij.
