
Vlorë- Punonjësi i Policisë së Sarandës, Ajdin Ismailaj është lënë në “arrest shtëpie”, pas hetimeve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Pas hetmeve rezultoi se në banesën ku ai jeton, pronë e babait të tij, ishin kryer punime ndërtimore pa leje. Bëhet fjalë për shtimin e një kati mbi një objekt ekzistues dykatësh dhe rikonstruksione të tjera, me qëllim që godina të shndërrohej në hotel.
Ndërtimi i ri me sipërfaqe rreth 159 m² është bërë gjatë vitit 2025, pa miratimin e autoriteteve përkatëse.
Arresti ndaj Ismailaj vjen pas disa arrestimeve të kryera më herët në Sarandë ku pati një "shkrirje" të komisariatit pasi u zbulua se policia kishte bashkëpunuar me grupet kriminale duke i lënë të ndërtonin pa leje. Versus.al

