Një tërmet i lehtë është ndjerë pak pas mesditës në kryeqytet, duke krijuar shqetësim të lehtë te qytetarët, por pa shkaktuar dëme materiale.
Sipas të dhënave paraprake nga institucionet sizmologjike, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 3.0 ballësh, me epiqendër rreth 9 kilometra në veri-perëndim të Vorës, një zonë e njohur për aktivitet sizmik të herëpashershëm.
Thellësia fokale e lëkundjes është raportuar në 15 kilometra, çka ka ndihmuar që ndikimi në sipërfaqe të jetë i kufizuar dhe pa pasoja të rënda.
Banorë të Tiranës dhe zonave përreth kanë pohuar se e kanë ndjerë lehtë lëkundjen, veçanërisht në katet e sipërme të ndërtesave. Për fat të mirë, nuk raportohet për dëme në njerëz apo objekte.







