AKTUALITET /

"Ndihmë po na rreh, shpejtoni"/ Djali i vogël telefonon policinë dhe arreston babain e tij

Me të mbërritur, djalin e kanë gjetur në rrugë, dukshëm të tronditur dhe të përlotur, gati për t'i çuar në shtëpinë ku i ati po dhunonte nënën e tij, një grua 42-vjeçare me origjinë shqiptare.

Shkruar nga Versus

"Ndihmë po na rreh, shpejtoni"/ Djali i vogël telefonon

"Babi po na rreh, eja shpejt."

Ky është alarmi i një 13-vjeçari që ka ngritur në këmbë policinë, duke zbuluar një situatë dhune në familje që vazhdonte prej disa kohësh.

Telefona mobilizoi menjëherë efektivët e policisë Civitanova Marche, në Ankona të cilët ndërhynë me shpejtësi mëngjesin e 3 korrikut.

Me të mbërritur, djalin e kanë gjetur në rrugë, dukshëm të tronditur dhe të përlotur, gati për t'i çuar në shtëpinë ku i ati po dhunonte nënën e tij, një grua 42-vjeçare me origjinë shqiptare.

Në brendësi të banesës efektivët kanë ndihmuar gruan që kishte marrë plagë lagosurin dhe dy fëmijët e tjerë të saj, të dy të mitur dhe njëri prej të cilëve kishte mbetur i plagosur.

Burri, një 47-vjeçar italian me origjinë shqiptare, ndodhej në dhomë dhe menjëherë është vënë në pranga për krimet e abuzimit në familje dhe plagosjes së gruas dhe fëmijëve të mitur.

Sipas asaj që zbuloi policia, burri kishte qenë disa herë protagonist i episodeve të ngjashme. Ai është vënë në pranga dhe pret vendimin e gjykatës.

Poll