Një 64 vjeçar i identifikuar si P.D është arrestuar nga policia në Kavajë pasi dyshohet se ka goditur me thikë dhëndrin e tij, 46 vjeçarin L.D pasi ky i fundit dhunonte bashkëshorten, vajzën e të moshuarit.
Në pranga ka rënë edhe vetë dhëndri nën akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj bashkëshortes. Policia po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al







