AKTUALITET /

Në kërkim nga SPAK, Berisha: Agasi tek çunat e Dubait! Biznesmeni që u mor peng filmoi gjithçka dhe fitoi azil në Gjermani

Shkruar nga Versus

Në kërkim nga SPAK, Berisha: Agasi tek çunat e Dubait!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sa i takon aksionit të SPAK në kuadër të të cilit u lëshuan 8 masa sigurie lidhur me abuzimet me tenderat e AKSHI-t. Sa i takon biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj të cilët janë shpallur në kërkim nga SPAK, Berisha thotë se prej kohësh janë arratisur drejt Dubait ku janë strehuar tek personazhe të tjerë të botës së krimit.

Ndërsa sa i takon biznesmenit tjetër Gerond Meçe i cili është marrë peng nga Agasi, Beqiraj dhe efektivë policie, kryedemokrati u shpreh se ai u dërgua tek Suel Çela, por gjatë kësaj kohe kishte filmuar ngjarjen të cilën e përdori më pas për të fituar azil në Gjermani.

“Ky është Gerond Meçe. Çfarë i ndodhi këtij? Këtë e morën peng. U prishën pazaret pasi ky deklaroi nën regjistrim ambiental se Armand Frangu dhe Linda Rama diktonin të gjithë tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Gerond Meçe, pas pengut, është arratisur, më thonë në Gjermani, ku ka rrëfyer të gjithë historitë mafioze të AKSHI-t apo agjencisë së familjes Rama, të cilat nuk kanë të përshkruar.

Për Gerondin organizoi marrjen peng njeriu më i afërt i familjes Rama, Ergys Agasi bashkë me një drejtor të policisë së Tiranës. E çuan për kompetencë tek Suel Çela, e çuan për kompetencë atje. Ky kishte arritur të filmojë pengmarrjen e tij, u arratis menjëherë dhe ka marrë azil, ose është në mbrojtje, thuhet në Gjermani, pasi ka paraqitur videon e pengmarrjes nga koordinatori i mafies, Ergys Agasi, këshilltari kryesor i kryeministrit Rama për mafien”- tha Berisha.

Sipas tij, Agasi ka tre javë që është arratisur në Dubai dhe përdorte një bashkëpunëtor të Çopjave për të pastruar paratë të cilët i grabisnin nga tenderat që merrnin nga AKSHI.

“Ergys Agasi, unë që nuk kam asnjë lloj them informacioni të veçantë, përveç atij të qytetarve, ka të paktën tre javë që është arratisur. Ermal Beqiri është në Dubai, bashkë me Ergysin. Janë tek çunat e Dubait. Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi, motra e Ergysit është drejtoresha juridike e AKSHI-t, këta janë një rrjet i rrezikshëm shumë.

Është drejtoresha juridike e AKSHI-t që i rregullonte tenderat siç donte familja, nuk kishte diskutim aty. Ergys Agasi me Ermal Beqirin kontrollonin me aparaturat e tyre të gjithë transaksionet e shqiptarëve. Pra, kishin të gjithë database-n e bankave të Shqipërisë, e transfertave të Shqipërisë, dhe i kontrollonin të gjitha këto. Paratë, që plaçkisnin në AKSHI, Ergys Agasi, Armand Frangu, Ermal Beqirin, përdornin si lavatriçe një bashkëpunëtor të Çopjave, një Francin direkt, por atë që ishte ngjitur me të”- shton kryetari i PD. Versus.al

Poll