AKTUALITET /

Në kërkim për pl*gosjen e një të riu në Shkodër, arrestohet 16 vjeçari dhe babai i tij (EMRI)

Ka marrë fund arratia disa javore e babait dhe djalit të tij 16 vjeçar të cilët ishin shpallur në kërkim për plagosjen me thikë të ndodhur më 20 korrik.

Shkruar nga Versus

Në kërkim për pl*gosjen e një të riu në

Shkodër- Policia ka arrestuar babë e bir të cilët ishin shpallur në kërkim për një plagosje me thikë të ndodhur në sheshin “Prek Cali”.

Viktor Dakaj, 43 vjeç dhe djali i tij 16 vjeçar kërkoheshin për plagosjen e 33 vjeçarit P.G. Mësohet se babai është konfliktuar fizikisht me 33 vjeçarin dhe më pas dy djemtë e tij të mitur e kanë goditur me thikë të riun duke e lënë të plagosur.

Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur. Ndërsa babai i tyre akuzohet për shtytjen e të miturve në krim, djali 16 vjeçar akuzohet për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll