AKTUALITET /

Në prag të gjyqit të Laert Haxhias, GJKKO thërret dhe Noizyn

Urdhri i shpalljes publike mban datën 23 shkurt, ndërsa përveç Noizyt, pjesë e procesit mund të bëhen edhe babai i tij, Bashkimi, dhe motra e tij.

Shkruar nga Versus

Në prag të gjyqit të Laert Haxhias, GJKKO thërret dhe Noizyn

Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, është thirrur nga Gjykata e Posaçme për t’u bërë pjesë e procesit ndaj Laert Haxhiut si viktimë e veprës penale. Urdhri i shpalljes publike mban datën 23 shkurt, ndërsa pjesëmarrje në proces mund të jenë edhe babai i tij, Bashkimi, dhe motra e tij.

Sipas procedurës, viktimat e veprës penale kanë të drejtën të përfaqësohen nga avokatë ose të mos marrin pjesë në proces, ndërsa gjykata është e detyruar t’i njoftojë për të njohur procesin dhe për mundësinë për të folur në gjyq.

Në qershor 2022, Noizy ka qenë shënjestër e një sulmi me tritol në ambientet e lokalit dhe dyqanit të tij në Durrës. Hetimet e SPAK-ut dhe rrëfimi i të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, tregojnë se tritoli ishte vendosur me urdhër të Laert Haxhiut si hakmarrje për dhunimin e shokut të tij, Kleviol Ahmeti, nga shokët e Noizyt.

Sipas Tafanit, Laert Haxhiu ishte nxitur nga nëna dhe motra e tij gjatë një bisede telefonike, të cilat i shprehën shqetësimin për pamjet e dhunës ndaj Kleviol Ahmetit që qarkulluan në “TikTok”. Pas kësaj, Laert ka urdhëruar Tafanin dhe një tjetër person të shkaktonin dëm ndaj Noizyt, me pretekstin e “hakmarrjes” për incidentin me shokun e tij./Versus.al

Tags:

noizy

Poll