AKTUALITET /

Gjyqi për Gërdecin, avokatët e Mediut kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Mbrojtja e Mediut argumenton se procesi i tij po zhvillohet me gjykim të zakonshëm, çka sipas tyre përbën papajtueshmëri procedurale për vijimin e shqyrtimit nga e njëjta gjyqtare. Mbrojtja e Mediut argumenton se procesi i tij po zhvillohet me gjykim të zakonshëm, çka sipas tyre përbën papajtueshmëri procedurale për vijimin e shqyrtimit nga e njëjta gjyqtare.

Shkruar nga Versus
Gjyqi për Gërdecin, avokatët e Mediut kërkojnë
Fatmir Mediu

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi në themel i çështjes së tij në lidhje me dosjen “Gërdeci”.

Kërkesa është depozituar nga avokatët e Mediut, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës së Lartë të korrikut 2025, i cili parashikon se një gjyqtare që ka marrë pjesë në fazën paraprake të procedurës nuk mund të vijojë shqyrtimin në themel të çështjes, përveç në rastet e gjykimit të shkurtuar.

Mbrojtja e Mediut argumenton se procesi i tij po zhvillohet me gjykim të zakonshëm, çka sipas tyre përbën papajtueshmëri procedurale për vijimin e shqyrtimit nga e njëjta gjyqtare.

Kërkesa do të shqyrtohet nga trupa gjyqësore përkatëse, e cila do të vendosë mbi vlefshmërinë e pretendimeve të paraqitura nga pala mbrojtëse./Versus.al

Poll