AKTUALITET /

Në pranga 18 shqiptarë në Katalonja, ju kapen 6 plantacione me kanabis

Vlera e mallit të sekuestruar shkon në miliona euro, ndërsa "në xhep" trafikantëve ju gjeten rreth 13 mijë euro

Shkruar nga a.b.

Në pranga 18 shqiptarë në Katalonja, ju kapen 6 plantacione me

Mbi 4000 bimë marijuanë, 42 kilogramë sytha marijuane, 80 kg hashash  dhe 60 gramë drogë sintetike e llojit MDMA është bilanci i një operacioni të zhvilluar nga autoritetet spanjolle kundër mafies shqiptare të drogës me bazë në Katalonja. Në pranga janë vënë gjithsej 18 persona, 11 prej të cilëve konsiderohen si drejtues të organizatës kriminale.

Sipas policisë spanjolle grupi kriminal kishte ngritur 6 plantacione me kanabis, në total 4 mijë rrënjë kanabis sativa.

Në pranga 18 shqiptarë në Katalonja, ju kapen 6 plantacione me

Hetimi ka nisur kur agjentët mësuan për ekzistencën e një grupi hajdutësh të specializuar në kryerjen e grabitjeve me dhunë nëpër banesa. Ky grup çoi hetuesit drejt organizatës shqiptare të dedikuar për kultivimin dhe trafikun masiv të marijuanës.

Mediat raportojnë se 11  bosët  janë burgosur, ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, si kopshtarët  e plantacioneve janë liruar me akuza në pritje të gjyqit.

Po ashtu u sekuestruan edhe 13.000 euro. Me arrestimet dhe burgosjet e drejtuesve të organizatës, organizata konsiderohet e shkatërruar.

 

Poll