AKTUALITET /

Nënë e bir humbën jetën nga asfiksia, fqinja e familjes Azizllari: Tragjedi! Fëmijët s'shkonin në shkollë

Ajo ka treguar se i ndihmonte me ndihma, pasi familja jetonte në kushte të vështira, ndërsa thekson se të dy fëmijët nuk shkonin në shkollë, për shkak se ishin me spektrin e autizmit.

Shkruar nga Versus

Nënë e bir humbën jetën nga asfiksia, fqinja e familjes

Një tjetër fqinjë e familjes Azizllari, ka rrëfyer për mediat kushte të rënda sociale dhe ekonomike në të cilat jetonin të ndjerët, Merjeme Azizllari, 40 vjeç dhe djali i saj Luka, 14 vjeç, të cilët humbën jetën si pasojë e një zjarri në banesën e tyre, në Maliq. 

Ajo ka treguar se i ndihmonte me ndihma, pasi familja jetonte në kushte të vështira, ndërsa thekson se të dy fëmijët nuk shkonin në shkollë, për shkak se ishin me spektrin e autizmit.

Sipas saj, babai i familjes ishte i vetmi që punonte, ndërsa nëna kujdesej për dy fëmijët

“Jetonin shumë keq, nuk merrnin as kemp. Më vjen shumë keq, sepse shkoja dhe i ndihmoja i jepja njërit nga 2 nga 10 mijë lekë, sepse m’i dërgon çupa nga Gjermania dhe i ndihmoja. I kam dhënë njëherë dy divanë. Po lajmin e dëgjova në televizor. Vetëm ai i shoqi punonte, ngrihej që në orën 7 ikte në punë. Me autizëm ishin të dy fëmijët, ishin të dy të sëmur. Ajo nuk shkonte dot në banjo. Nuk e kemi parë njëherë përjashta djalin, rrinte brenda. Është një fatkeqësi e madhe. Nuk i çonte në shkollë fëmijët, nuk ishin për në shkollë ata, sepse janë autikë”, tha ajo.

Kujtojmë se vajza e vogël 6-vjeçare e familjes, e vetmja e mbijetuar nga tragjedia, është transportuar me urgjencë drejt QSUT-së në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën, për shkak të djegieve të shumta në trup.

 

Poll