AKTUALITET /

Nga roje në disko në kampion në mundje krahu/ Kush është Edmir Frroku i kërkuar për dy vrasje në Velipojë

Një ngjarje e vetme e ndodhur në ambientet e hotel “Holiday” në Velipojë, solli përkeqësimin e situatës duke mbetur të vrarë dy personat Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha, të cilët kishin shkuar në pronën e vëllezërve Frroku, për të sqaruar një konflikt të ndodhur dy muaj më parë.

Shkruar nga Versus

Nga roje në disko në kampion në mundje krahu/ Kush

Personi që shikoni në foto është Edmir Frroku, njëri nga dy vëllezërit e shpallur në kërkim nga policia e Shkodrës për vrasjen dy kunetërve, Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

Por një ngjarje e vetme e ndodhur në ambientet e hotel “Holiday” në Velipojë, solli përkeqësimin e situatës duke mbetur të vrarë dy personat Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha, të cilët kishin shkuar në pronën e vëllezërve Frroku, për të sqaruar një konflikt të ndodhur dy muaj më parë.

Për gjetjen e tyre policia e Shkodrës ka marrë kontakte dhe me familjarët me qëllim vetëdorëzimin tyre në polici.

Situata mes dy familjeve në Shkodër është mjaft e agravuar dhe për të shmangur çdo përkeqësim, policia ka shtuar shërbimet e kontrollit në zonë.

Në këtë atentat mbeti i plagosur aksidentalisht dhe kamerieri, Zyber Zagrad, 26 vjeç banues në Dibër, i cili pas mjekimit në spital është ndaluar nga policia.

Bashkë me të është arrestuar dhe Marjo Pali, 29 vjeç banues në Shkodër.

Të dy janë punonjës në hotelin në pronësi të vëllezërve Frroku, por roli i tyre në ngjarje ende nuk është sqaruar nga policia.

Ngjarja e rëndë ka zanafillën tek një konflikt i ndodhur mesditën e 28 qershorit 2024 në hotelin e dy vëllezërve, Edmir dhe Gëzim Frroku, ku Ersid Ishmi kishte shkuar për të drekuar.

Kamerieri në restorant, kushëri me Ishmin ka debatuar me kuzhinierin pasi është vonuar porosia.

Në këtë debat ka ndërhyrë 33-vjecari Ishmi, i cili ka nxjerrë pistoletën në restorantin e familjes Frroku dhe ka kërcënuar me jetë kuzhinierin. Ishmi u arrestua në Vaun e Dejës më 14 korrik dhe gjykata e Shkodrës la në masë sigurie “arrest shtëpie”.

Mbrëmjen e 19 gushtit, Ishmi theu masën e sigurisë, mori me vete kunatin Arsid Hoxhën dhe shkuan tek hoteli për të sqaruar konfliktin që kishin lënë përgjysmë. Rreth orës 21:00 ka pasur konflikt mes dy vëllezërve Frroku dhe dy kunetërve përpara hotelit.

Dy vëllezërit kanë qëlluar me armë duke lënë të plagosur rëndë dy kunetërit Hoxha dhe Ishmi të cilët gjetën vdekjen sapo hynë në sallën e operacionit në spitalin e Shkodrës.

Ersild Ishmi është goditur nga 3 plumba në gjoks e bark, ndërsa Hoxha është goditur nga 2 plumba po në gjoks e në bark.

Nga roje në disko në kampion në mundje krahu/ Kush

Më herët gjatë një interviste në Itali, Edmir Frroku do të tregonte se ka qenë rojë në një disko, para se të bëhej kampion Europe në mundje dore.

“Ika në Itali në vitin ’99 dhe në vitin 2000 fillova punë në një disko dhe aty bëja me kolegët e punës, të cilët kishin një peshë trupore shumë më të madhe se unë dhe unë i mundja gjatë gjithë kohës. Madje, njëri nga shokët, më tha pse nuk kontakton me federatën italiane, se je shumë i fortë, shko e merr pjesë. Në atë moment unë kontaktova me federatën italiane dhe ika, mora pjesë”, tha Frroku.

Poll