Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ mbrëmjen e djeshme ka bërë deklarata të forta lidhur me ish-deputetin Ervin Salianji për takimin që kishte organizuar në Elbasan.
Noka tha se Salianji nuk ka folur ndonjëherë në mbledhjen e kryesisë përveçse ka shprehur gatishmërinë për protestë. Ndërsa shtoi se takimi në Elbasan i ishte organizuar nga i shumëkërkuari Suel Çela dhe për këtë arsye ai është vetëpërjashtuar nga PD.
"Se çfarë kërkon Salianji është çështja e tij. Është kthyer në PD, i është hapur dera dhe është i kuptuar po jo i zgjedhur si anëtar kryesie. Një pozicion të falur unë s'do e merrja kurrë. Nëse nuk është me votë, unë nuk do e merrja. Për sa kohë do fliste në institucione, do ngrite zërin. Nga dita e parë që ka ardhur në kryesi deri parmbrëmë, ka thënë vetëm një gjë: "unë jam për protestë".
Në gjithë periudhën që kur ka dalë nga burgu, ai tha që jam për protestë. Nuk ka thënë asgjë tjetër. Ti zotëri, ke të drejtë të dalë jashtë institucioneve në momentin që në partinë tënde nuk dëgjohesh. Po kur ti nuk ke folur asnjëherë dhe del jashtë institucioneve.
Agjendat private s'kanë lidhje me PD-në. Agjenda e tij private s'ka lidhje dhe s'do ketë lidhje me PD-në. Sot në Elbasan, më vjen keq ta them por duke përjashtuar punëtorët e një ndërmarrjeje private dhe një kryetar grup seksioni dhe ish deputetin Qani Xhafa, shumica aty ishin të urdhëruar nga Suel Çela.
Sot, aktivitetin ia ka organizuar Suel Çela. Suel Çela është kreu i kartelit të Elbasanit. Ia kam thënë në mbledhje që do shkosh në një takim që po ta organizon kreu i kartelit Çela. I kam thënë që ju jeni lidhje e fortë miqësore dhe keni mbrapa Ergys Agasin. Këto janë agjenda private që s'kanë lidhje me PD-në. Ai, me organizimin që i ka bërë Suel Çela sot, është i vetëpërjashtuar. PD ka një vijë të kuqe, vija e kuqe e PD është krimi i organizuar, korrupsioni dhe kartelet. Shkoi në një aktivitet të organizuar nga Suel Çela. Andi Mema është koordinator i Suel Çelës, ka punuar për Sara Milen."-tha Noka. Versus.al

