
Këngëtarja Aurela Gaçe ka folur mbrëmë për karrierën e saj të gjatë dhe të suksesshme muzikore. Në emisionin ‘Goca dhe Gra’, këngëtarja tha se pavarësisht viteve që kanë kaluar, publiku e kërkon po njësoj.
Ndërsa pati edhe kritika për një pjesë të këngëtarëve të rinj për të cilët u shpreh se shpesh nuk dinë të thonë as ‘faleminderit’.
“Ka edhe artistë që unë i kam mbështetur dhe mbase nuk kanë ditur të thonë faleminderit, ndonjëherë edhe mërzitem, sidomos kur janë të rinj sepse i duket kollaj. Ndonjëherë mërzitem por them do ta kuptojnë më vonë kur të përballen me veten. Në qoftë se kam një çelës në gjithë këtë rrugëtim është durimi. Energjinë e kam të lindur.
Aurela Gace Show ishte një gërshetim mes asaj Aurelës që kam ndërtuar për gjithë këto vite, që këndoj live, për 12 vite kam qenë në Tiranë live. Aty kam mësuar ku dhe kur duhet të godasësh. Mua mu zhvillua intuita artistike. Ideja e shoë-t, e kam parë vetën në TV shumë vite me para. E kam kërkuar ndonjëherë më kanë thënë jo dhe jam tërhequr. Edhe ja ndodhi kjo që ndodhi. Një gjë që publiku e ka përqafuar dhe e kërkon akoma. Çdo gjë ka qenë Live. Është punuar në mënyrë deri në kafshërore nga i gjithë stafi. Ishin 12 shfaqe. Unë nuk e konsiderojë ndonjëherë që jam në punë. Nëse shkoi në studio nuk them që po shkoi në punë. Unë e dua këtë gjë.. jetojë me këtë gjë. Nëse ma heq skenën aty nuk kam më energji”, tha Aurela.
Ndërsa tregoi gjithashtu një moment të vështirë në karrierën e saj kur për 3 muaj doktori i kishte kërkuar të bënte pushim pasi në rast të kundërt mund të mos këndonte më kurrë si pasojë e dëmtimit të kordave të zërit.
“Më ka ndodhur që kam pasur një moment që mjeku më ka thënë që nëse nuk ndalon tani nuk do të këndosh më. Sepse kordat janë njësojë sikur dëmtohet një sportist. Tani kam mësuar, stërvitëm përditë si ajo balerina. Ato 3 muaj që nuk këndoja i kam përjetuar shumë keq, dhimbje e madhe shumë. Kisha ankth, nuk flija”- shtoi këngëtarja. Versus.al

