AKTUALITET /

Ngjarje e rëndë në Korçë: 30 vjeçarja denoncon vjehrrin në polici për përdhun*m

E reja, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka kallëzuar se 2 muaj më parë vjehrri ka abuzuar seksualisht me të.

Shkruar nga Versus
Ngjarje e rëndë në Korçë: 30 vjeçarja denoncon
Foto ilustruese

Policia e Korçës ka nisur verifikimet pas denoncimit të një 30-vjeçareje se vjehrri i saj e ka përdhunuar.

E reja, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka kallëzuar se 2 muaj më parë vjehrri ka abuzuar seksualisht me të.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi ka kallëzuar një 30-vjeçare që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, se 2 muaj më parë, vjehërri i saj ka abuzuar seksualisht me të. Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për verifikimin e kallëzimit”, njoftoi policia.

Poll