Kavajë- Një 54 vjeçare me inicialet V.B është arrestuar në Golem pasi rezultonte se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivim droge dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Gjykata e Sabadell në Spanjë më 30 qershor të këtij viti kishte caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg”.
Sipas kodit penal spanjoll, dënimi për këto vepra penale mund të jetë deri në 6 vite burg. Pas arrestimit të 54 vjeçares, kanë nisur procedurat për ekstradimin e saj drejt Spanjës. Versus.al







