AKTUALITET /

Nikulaj dhe efektivi që qëlloi ishin miq, detaje të reja nga atentati në Rrilë të Lezhës

Detaje të reja dalin nga atentati në Rrilë të Lezhës, ku efektivi Besart Kovaçi është ndaluar për moskallëzim krimi. Një person mbeti i plagosur dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

Shkruar nga Versus
Nikulaj dhe efektivi që qëlloi ishin miq, detaje të reja nga
Merando Nikulaj

Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Rrilë, Lezhë.

Mësohet se 21-vjeçari Merando Nikulaj, i cili ishte shënjestra e sulmit, kishte shkuar në berberhanë në shoqërinë e efektivit të patrullës së përgjithshme, Besart Kovaçi, i cili u ndalua mbrëmjen e sotme për moskallëzim krimi.

Nga verifikimet e kryera në vendngjarje u zbulua se në armën e policit kishte 15 plumba, ndërsa në pistoletë ishin gjetur 5 plumba, që tregon se Kovaçi ka qëlluar 10 herë.

Hetimet vijojnë edhe për një armë të tretë, për të cilën grupi hetimor ka nisur kontrollin. Sipas informacioneve të deritanishme, Nikulaj dyshohet të ketë mbetur i plagosur, por nuk ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar në qendër të fshatit Rrilë, ku autoritetet mbërritën disa minuta pas një breshërie plumbash mbi një dyqan.

Si pasojë e sulmit, një person, 30-vjeçari Sokol Daci, i cili ndodhej brenda berberhanes, mbeti i plagosur.

Ai u dërgua fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmën e parë dhe më pas u transportua në Spitalin e Traumës për trajtim të specializuar.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

Poll