AKTUALITET /

Niveli i lumit mbi 7 metra, Vjosa del nga shtrati, përmbyten 3 banesa pranë urës së Mifolit

Shkruar nga Versus
Niveli i lumit mbi 7 metra, Vjosa del nga shtrati, përmbyten 3 banesa
Ura e Mifolit, Vlorë

Vlorë- Lumi Vjosa ka dalë nga shtrati në zonën e tregut të gjësë së gjallë poshtë vendit të njohur si Ura e Mifolit. Mësohet se nivel i ujit ka arritur deri në 7.10 metra duke bërë që tre banesa pranë kësaj ure të përmbyten.

Shtabi i emergjencave civile është në gatishmëri, por gjithashtu janë njoftuar edhe banorët që të bëjnë kujdes dhe të jenë vigjilentë pasi pritet që të ketë reshje të mëtejshme shiu të cilat mund të rrisin më tej prurjet e lumit të Vjosës. Versus.al

Poll