AKTUALITET /

'Një makinë pa targa i preu rrugën', zbardhen detaje nga ekz*kutimi i çifti Mujeci: Dy persona dolën me kallashnikov...

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po analizon pamjet për të identifikuar autorët.

Shkruar nga Versus

'Një makinë pa targa i preu rrugën', zbardhen detaje

Një atentat i rëndë ka tronditur këtë të diel zonën e Balldrenit në Lezhë, ku Kreshnik dhe Gentjana Mujeci janë ekzekutuar me armë zjarri teksa po udhëtonin me makinë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti i tyre është bllokuar në rrugë nga një mjet tjetër, duke e detyruar drejtuesin të ndalojë.

Në ato momente, dy persona të armatosur, që dyshohet se lëviznin me një automjet pa targa, kanë zbritur dhe kanë hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të çiftit, duke i lënë të vdekur në vend.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po analizon pamjet për të identifikuar autorët.

Hetimet janë përqendruar kryesisht te pista e hakmarrjes, pasi 39-vjeçari ka qenë i përfshirë më herët në një çështje penale për një vrasje të ndodhur në vitin 2016.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Çifti Mujeci lë pas katër fëmijë të mitur./Versus.al

Poll