
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një 70 vjeçar i identifikuar si Ëngjellush Deliaj ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij 64 vjeçare.
Viktima Hati Deliaj ishte shtruar mbrëmë në spital, nga ku edhe ndërroi jetë duke mos i përballuar dot lëndimet e marra nga dhuna brutale e ushtruar nga bashkëshorti i saj.
E moshuara u paraqit në spitalin e Vlorës me plagë të rënda dhe nofulla të thyera.
Por kjo nuk ka qenë hera e parë që Hati dhunohej nga i shoqi. Gjatë pandemisë Hati ishte shtruar për një muaj në një qendër për rehabilitimin e grave të dhunuara në periferi të Torinos.
Hati Deliaj në gjendje të rëndë në spital
Pas kësaj periudhe qëndrimi larg tij, e moshuara ishte mashtruar nga premtimet e bashkëshortit se nuk do të ushtronte më dhunë kundrejt saj, pa qenë e vetëdijshme se me atë hap po vuloste fundin e jetës së saj.
Përveç dhunës fizike, e moshuara vuante edhe nga probleme me mushkëritë, për të cilat mori trajtim në spitalin turk të Fierit me ndihmën e të familjarëve të saj për t’i shpëtuar jetën, pasi 70 vjeçari refuzoi ta ndihmonte me mjekimin.
Mirëpo menjhëherë pas kësaj, Ëngjëllush Deliaj nuk e ka lejuar 64-vjeçaren të kishte kontakt me familjarët e saj, pra për rreth tre muajt e fundit.
Kontaktin e parë me to e pati Ëngjëllushi vetëm për t'i njoftuar se e shoqja po i vdiste në duar.
Ai kishte telefonuar një kushërirë të gruas për gjendjen, ndërsa kur u telefonua nga njëra prej motrave të gruas, e cila e kërcënoi se do të njoftonte Policinë, ai më në fund u bind duke njoftuar ambulancën.
Çifti nuk kishin fëmijë nga martesa e tyre së bashku, ndërsa 70 vjeçari kishte tre fëmijë nga martesa e mëparshme me një grua tjetër, e cila nuk jeton më.
Pas disa viteve që jetonin në Itali kishin vendosur që të ktheheshin në Shqipëri, ku e moshuara do të gjente vdekjen./ Versus.al








