AKTUALITET /

Nuk e pagoi për punën e bërë, punëtori dhunon pronarin në Dhërmi dhe arratiset

Shkruar nga Versus

Nuk e pagoi për punën e bërë, punëtori dhunon pronarin

Vlorë- Një 35 vjeçar me inicialet L.S është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ditën e djeshme ka dhunuar fizikisht të riun M.C, banues në Kavajë.

Sipas policisë, sherri ka ndodhur në fshatin Dhërmi ku 27 vjeçari M.C po qëndronte përkohësisht. Me të mbërritur në banesë, agresori 35 vjeçar ka nisur ta godasë me grushte për shkak të një pagese pune që nuk i ishte likujduar.

Pas marrjes së dëshmisë dhe kryerjes së veprimeve hetimore, dosja i kaloi Prokurorisë së Vlorës për hetime të mëtejshme. Versus.al

Poll