AKTUALITET /

Nuk përmbahen turistët/ Turku godet vlonjatin, francezët sherr të dhunshëm në Sarandë, hungarezi kapet i dehur duke…

Turistët e ardhur për sezonin turistik kanë shtuar numrin e incidenteve si sherre, apo debate të ndryshme.

Shkruar nga B.SH

Nuk përmbahen turistët/ Turku godet vlonjatin, francezët sherr

Me ardhjen e sezonit turistik fluksi i turistëve të huaj në vendin tonë ka shtuar incidente si sherre, debate për motive të dobta.

Kështu një procedim penal, policia e Shkodrës ka nisur për një shtetas turk i i cili dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin A. Z., 38 vjeç, banues në Vlorë. Ky i fundit ka bërë kallëzim, teksa shtetasi turk E.A. përfundoi në polici për sqarime të mëtejshme.

Komisariati i Sarandës ka arrestuar shtetasin L. I., 19 vjeç dhe shtetasin francez D. T., 19 vjeç pasi mbrëmjen e djeshme, në ambientet e një hoteli në lagjen nr. 2 janë konfliktuar fizikisht me dy shtetas të tjerë francezë, duke prishur qetësinë publike dhe duke shkaktuar dëme materiale në ambientet e hotelit.

Ndërkohë, po në Sarandë, policia rrugore arrestoi shtetasin hungarez P. I., 49 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur./Versus.al

 

 

Poll