AKTUALITET /

Nusja në Dibër “zhdëp në dru’ vjehrrën dhe arratiset! Policia shpall në kërkim 24-vjeçaren

Një 24-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Dibrës pasi ka dhunuar vjehrrën e saj më pas është arratisur nga shtëpia.

Shkruar nga Versus
Nusja në Dibër “zhdëp në dru’ vjehrrën dhe
Foto ilustruese

Një 24-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia e Dibrës pasi ka dhunuar vjehrrën e saj më pas është arratisur nga shtëpia.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Mat, ndërsa e dëmtuara mësohet se ka depozituar edhe denoncimin në Komisariat. Ende nuk dihet shkaku i kësaj përplasjeje nuse-vjehrrë në Mat.

Shërbimet e policisë vendore bënë me dije se:

“Referuan materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e S.D., 24 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj”.

Mbeten të paqarta motivet dhe rrethanat e ngjarjes, por mësohet se mes tyre ka pasur konflikte të vazhdueshme familjare, teksa hetimet për veprën penale "dhunë në familje" janë ende aktive.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme. Versus.al

 

Poll