AKTUALITET /

Nxënësi i mitur në Kukës plagoset nga inertet e ndërtimit teksa luante pranë shkollës! Transportohet tek Trauma

Zona përreth shkollës ku kryhej rikonstruksioni nuk ishte e izoluar dhe e siguruar.

Shkruar nga Versus
Nxënësi i mitur në Kukës plagoset nga inertet e
Shkolla "Bajram Curri"

Kukës- Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme ku një nxënës i shkollës 9 vjeçare “Bajram Curri”, mbeti i plagosur teksa luante me top pranë shkollës.

Ngjarja ka ndodhur në momentin kur i mituri ishte përpjekur të merrte topin pranë kantierit të ndërtimit. Në atë çast, nga kati i tretë i godinës janë hedhur materiale inerte të cilat e kanë dëmtuar nxënësin duke i shkaktuar plagë që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme.

Në zonën e punimeve, mungonin masat e duhura të sigurisë teknike dhe izolimi i plotë i kantierit. Fillimisht nxënësi u dërgua në spitalin rajonal të Kukësit ndërsa më pas për shkak të gjendjes shëndetësore dhe natyrës së dëmtimeve, ai është dërguar më pas me urgjencë drejt Spitali i Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Kjo ngjarje nuk është raportuar nga policia e Kukësit. Versus.al

Poll