
Lezhë- Drejtoresha e shkollës 9 vjeçare ''Besëlidhja'' ka denoncuar në polici ngjarjen e ndodhur në shkollë ku 5 dyer ishin dëmtuar dhe kishte dyshime për marrjen e dokumenteve dhe pajisjeve.
Grupi hetimor ka identifikuar dy të mitur të moshave 17 dhe 14 vjeç të cilët dyshohet se në bashkëpunim me 4 persona të tjerë kanë dëmtuar dyert e brendshme të shkollës duke marrë më pas 16 laptopë dhe DVR-në e kamerave të sigurisë.
Nga analiza e pamjeve filmike të sigurisë rezulton se në këtë ngjarje kanë qenë të përfshirë gjithsej gjashtë persona. Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e pajisjeve të vjedhura.
Hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për çdo informacion nga qytetarët që mund të ndihmojë zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

