AKTUALITET /

Operacioni i përbashkët me Finlandën, SPAK: 9 të arrestuar në Shqipëri! Sekuestruam makina e celularë

Grupi shqiptar trafikonte drogë nga Holanda e Spanja drejt Finlandës.

Shkruar nga Versus

Operacioni i përbashkët me Finlandën, SPAK: 9 të arrestuar

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me autoritetet e Finlandës sa i takon dhënies së informacionit për goditjen e grupit kriminal shqiptar që trafikonte drogë në vendet nordike.

Mësohet se në Shqipëri u lëshuan në total 11 urdhër-arreste, prej të cilëve janë zbatuar 9. Ndërsa vijon puna për kapjen e dy personave të tjerë. Bashkangjitur me hetimin për aktivitetin e trafikut të drogës, po vijon edhe hetimi pasuror për personat e përfshirë në aktivitet kriminal.

“Menjëherë nga ana jonë, janë nxjerrë urdhrat e ekzekutimit duke ngarkuar agjentët e BKH dhe oficerët e policisë gjyqësore. Aksioni u zhvillua gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në aksion morën pjesë edhe përfaqësues të policisë finlandeze.

Deri tani është bërë i mundur zbatimi i masës së sigurimit për 9 persona. Gjatë zbatimit të masave, u bë i mundur sekuestrimi i 8 automjeteve, telefona celularë dhe shumë dokumentave, një pjesë e konsiderueshme e tyre janë me vlerë për hetimin pasi ka të dhëna me aktivitetin kriminal të këtyre personave.  Do të vijojë edhe hetimi pasuror për të gjithë personat e identifikuar”- u shpreh njëri prej prokurorëve të SPAK. Versus.al

Poll