
Dy efektivë të forcave “Shqiponja” kanë mbetur të plagosur gjatë një operacioni të zhvilluar për kapjen e një personi të shumëkërkuar nga policia e Dibrës. Bëhet fjalë për efektivët Gentjan Meda dhe B.Gj.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në momentin kur policia ishte futur në banesën tre katëshe për të arrestuar personazhin e shpallur në kërkim. Në rrethana ende të paqarta, 40 vjeçari Meda dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe ka dëmtuar kokën, ndërsa polici tjetër B.Gj, ka thyer këmbën.
Efektivi Gentjan Meda është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Versus.al

