Policia ka dalë me një komunikatë paraprake ku ka sqaruar ngjarjen në Devoll, ku humbi jetën një 59-vjeçar sapo doli nga klinika dentare.
Siç u bë me dije më parë 59-vjeçari kishte shkuar për mbushje dhëmbi dhe sapo dol inga klinika ra në tokë pa shenja jete.
Policia ka shoqëruar në komisariat dentistin 36-vjeçar, ndërsa pritet të dalë ekspertiza mjeko-ligjore për sqarimin e vdekjes së 59-vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Devoll / Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në rrugë është marrë dhe është transportuar nga urgjenca e spitalit, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Sh. D., 59 vjeç, banues në Progër.
59-vjeçari, rreth orës 17:00, ka qenë për mjekim dentar, në një klinikë ku është trajtuar nga dentisti, shtetasi B. L., 36 vjeç.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll është shoqëruar 36-vjeçari, për t’u pyetur në lidhje me rastin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 59 vjeçarit.







