AKTUALITET /

PADIA/ Sherri për pikën e karikimit elektrik, zbulohen detaje nga përplasja mes 2 biznesmenëve Nadir Çausholli dhe Mirton Lika në bllok

Lika pretendon se gjatë kohës që priste mbërritjen e Policisë Bashkiake, Nadir Çausholli iu afrua në mënyrë kërcënuese dhe më pas situata degradoi në konflikt verbal.

Shkruar nga Versus

PADIA/ Sherri për pikën e karikimit elektrik, zbulohen detaje nga

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri në bllok mes biznesmenit Mirton Lika dhe Nadir Çaushollit, pas një konflikti të ndodhur më 6 korrik 2026 në rrugën “Ibrahim Rugova” pranë godinës “Sky Toëer” në Tiranë.

Gjatë padisë në prokurori, Lika ka deklaruar rrugës drejt zyrës së tij, ka konstatuar disa persona duke montuar një pajisje karikimi për automjete elektrike pranë objektit.

Ai pretendon se u ka kërkuar punonjësve informacion lidhur me dokumentacionin dhe lejen për vendosjen e pajisjes, pasi, sipas tij, çështja lidhej me një procedim të hapur pranë Prokurorisë së Tiranës.

Në kallëzim thuhet se një pajisje e ngjashme, e vendosur më herët në të njëjtën zonë, ishte sekuestruar nga autoritetet kompetente si e paligjshme. Sipas Likës, punonjësit nuk kanë paraqitur dokumentacionin përkatës dhe më pas në vendngjarje është njoftuar policia.

Në zonë ka mbërritur fillimisht një patrullë e Policisë së Shtetit, e cila ka kryer verifikimet paraprake dhe më pas ka njoftuar Policinë Bashkiake, pasi çështja lidhej me ndërprerjen e punimeve dhe dokumentacionin administrativ.

Biznesmeni pretendon se gjatë kohës që priste mbërritjen e Policisë Bashkiake, Nadir Çausholli iu afrua në mënyrë kërcënuese dhe më pas situata degradoi në konflikt verbal. Sipas kallëzimit, Çausholli goditi me shqelm një karrige në drejtim të Likës, i cili pretendon se arriti t’i shmangej goditjes. Në denoncim thuhet gjithashtu se pati fyerje dhe sharje ndaj tij./Versus.al

PADIA/ Sherri për pikën e karikimit elektrik, zbulohen detaje nga PADIA/ Sherri për pikën e karikimit elektrik, zbulohen detaje nga  

      

 

 

Poll