AKTUALITET /

Pak ditë pas tragjedisë në Durrës, përplasi mjetin e policisë, lihet në burg shoferi i dehur

Shkruar nga Versus

Pak ditë pas tragjedisë në Durrës, përplasi mjetin e

Durrës- Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 44-vjeçarin Rezart Abazaj, i cili rrezikoi jetën e efektivëve të policisë duke përplasur mjetin e tyre me automjetin e tij gjatë një tentative për t’i shpëtuar ndalimit.

Ndërkohë avokati i tij tha se 44 vjeçari e kishte pranuar akuzën dhe shtoi se kishte tentuar të largohej pasi nuk kishte patentën me vete. 

“I mbrojturi prej meje e pranoi akuzën. Ishte rast i përsëritur, sepse edhe dy muaj më parë ka kryer të njëjtën vepër, ndaj gjykata vendosi masën shtrënguese ‘arrest në burg’. Përveç shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, nuk ishte i pajisur me patentë”, tha ndër të tjera avokati.

Arrestimi i 44 vjeçarit

Patrulla ishte njoftuar nga banorë të zonës për një drejtues që lëvizte me shpejtësi dhe në mënyrë të pakontrolluar në lagjen 17, në zonën e ish-Kënetës. Gjatë ndjekjes, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ai lëvizi mbrapsht dhe përplasi mjetin e efektivëve.

Ngjarja ndodhi vetëm një rrugicë larg vendit ku pak ditë më parë humbën jetën dy fëmijë dhe u plagos një tjetër. Versus.al

 

Poll