AKTUALITET /

Pamje të rënda/ Momenti kur Eduart Reçi qëllohet për vdekje nga një plumb në kokë

Në videon e siguruar nga versus.al, shihet Reçi i cili lëviz ngadalë në sheshin para shtëpisë së tij, ndërsa një plumb i vetëm e rrëzon në tokë fatalisht.

Shkruar nga Versus

Pamje të reja kanë dalë nga vrasja e ndërtuesit Eduart Reçi, i cili u qëllua me një plumb në kokë mbrëmjen e 13 nëntorit, ngjarje për të cilën u arrestuan dy vëllezërit, polici Shkëlqim Duka dhe Florjan Duka.

Në videon e siguruar nga versus.al, shihet Reçi i cili lëviz ngadalë në sheshin para shtëpisë së tij, ndërsa një plumb i vetëm e rrëzon në tokë fatalisht.

Mësohet se autori Shkëlqim Duka e ka vëzhguar 52 vjeçarin për ditë me radhë përgjatë periudhës 8-13 nëntor nga ora 19:00 deri në orën 23:00 për të gjetur momentin e duhur që ta qëllonte me snajper. Dyshohet se ai e qëlloi edhe më 8 nëntor biznesmenin, por plumbi nuk e shënjestroi siç duhej.

Më 13 nëntor rreth orës 23:00 ka qenë i ulur në shkallët metalike të një hoteli ku kishte fushëpamje të lëvizjeve të biznesmenit i cili ndodhej në oborrin e pallatit në momentin kur u qëllua për vdekje. Pamjet e kamerave të sigurisë, kanë fiksuar një person të pozicionuar gati për qitje me armë dhe me dylbi.

Hetimet zbuluan se viktima kishte pasur një konflikt mbi pronësinë e truallit të ndërtimit, që ndodhej pranë pronës së vëllezërve, me të cilët kishte pasur diskutime lidhur me këtë çështje. Shkëlqim Duka mbante detyrën e efektvit në komisariatin numër 2 të Tiranës. Ndërsa vëllai i tij, Florjani akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarje.

Gjatë kontrolleve në banesën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e dëmtuar, një sërë pajisjesh që përdoren për prodhimin e silenciatorëve dhe jelekë antiplumb.

 

Poll