AKTUALITET /

Pamje te rënda/ Rrëfimi i alpinistit: E gjetëm 15 metra thellë trupin e turistit bullgar, e nxorëm me duar…

Rrëfimi i aksidentit tragjik të turistit në Jezercë parë me sytë e njërit prej djemve të angazhuar në nxjerrjen e trupit të pajetë. Operacionet e kërkim-shpëtimit me helikoptere, por pa pajisjet e duhura në terren…

Shkruar nga Versus
Pamje te rënda/ Rrëfimi i alpinistit: E gjetëm 15 metra
Foto marre nga FB e Saimir Kalbaj

Të mërkurën e 12 qershorit një turist bullgar u nxorr i pajetë nga greminat e malit të Jezercës në Valbonë.

Pamje te rënda/ Rrëfimi i alpinistit: E gjetëm 15 metra
Foto marre nga FB e Saimir Kalbaj

Saimir Kalbaj, njëri prej pjestarëve të Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë ka bërë këtë të enjte të 13 qershorit të ditura disa disa detaje nga ky operacion si dhe ka shpërndarë në rrjetet sociale disa video nga operacioni i kërkim shpëtimit.

Pamje te rënda/ Rrëfimi i alpinistit: E gjetëm 15 metra
Foto marre nga FB e Saimir Kalbaj

Trupi i pajetë i turistit bullgar është gjetur rreth 15 metra në thellësi të së çarës së ngushtë ku kishte rënë.

Pamje te rënda/ Rrëfimi i alpinistit: E gjetëm 15 metra
Foto marre nga FB e Saimir Kalbaj

Kalbaj, veç rrëfimit për operacionin ka bërë publike dhe disa problematika që tashmë konstatohen në turizmin malor dhe sigurinë e tij.

   

Pamje te rënda/ Rrëfimi i alpinistit: E gjetëm 15 metra
Foto marre nga FB e Saimir Kalbaj

 

 

“Me datë 12 qershor ora 5 e mëngjesit më erdhi një kërkesë nga policia e Tropojës, njëri nga efektivët në detyrë në zonën e Valbonës Fatbardh Kuçana e Alfred Metaliaj për të marrë pjesë në një ndërhyrje, aksident të ndodhur në majën e Jezercës.

Kësaj here jo si individ, por t’i ndihmoja për të arritur në vendngjarje si pjesëtar i Shërbimi i Kërkim - Shpëtimit Malor i Shqipërisë

Pamje te rënda/ Rrëfimi i alpinistit: E gjetëm 15 metra
Foto marre nga FB e Saimir Kalbaj

Duhet të ishim në Valbonë në orën 06.00, pasi pritej helikopteri të na merrte për të na dërguar në vendin ku kishte ndodhur aksidenti.

*Me datë 11 qershor 2 turistë po ktheheshin nga maja e Jezercës në anën veriore,

shtegut nga liqenet ... Duke kaluar borën e pjerrët në prag të muzgut, njëri nga 2 turistët kishte rrëshqitur në borë dhe pastaj nëpër gremina.

Por zyrtarisht në mesnatë u konfirmua aksidenti, pasi turisti tjetër arriti në Mal të Zi.

*Kështu në oëen 06.00 në Valbonë u gjendëm Sami Hysaj, Ermal Hysaj, Kastriot Qehaja. Morëm konfirmin që kishin ardhur Forcat e Armatosura me helikopter Cougar.

Pamje te rënda/ Rrëfimi i alpinistit: E gjetëm 15 metra
Foto marre nga FB e Saimir Kalbaj

Ekipi specializuar për raste të tilla bashkë me ekipin mjekësor.

Zbriten te Fusha e Gjëse në Valbonë dhe na moren

Polici, Samia, unë dhe na ndaluan 30 minuta nga zona ku kishte ndodhur ngjarja.

Era fortë i pengoi, duke përdorur kazmat dhe kthetrat ju afruam vendit.

Dhe kërkimi filloi në të çarat e borës që krijohen nga pesha saj, por dhe nga shkëmbinjtë që aty shkojnë në disa metra.



Vazhduam lart në terren miks shkëmbinj dhe borë e ngjeshur, akull në disa vende.

Pamje te rënda/ Rrëfimi i alpinistit: E gjetëm 15 metra
Foto marre nga FB e Saimir Kalbaj

Dhe arritem të gjejmë njolla gjaku nga ku kuptuam që duhet të zbrisnim poshtë dhe të kërkonin përsëri tek të çarat.

U bë e mundur gjetja e zones, por duhej të zbriste polici me litarin e siguruar nga ne. Pasi gjetëm të ndjerin, afërsisht 15 metër thellësi, filluam tërheqjen e trupit.

E çara, 'cravasa', ishte e ngushtë.

Në mungesë të paisjeve të duhura për ankorim në shkëmb, sajuam në borë dhe arritëm ta nxjerrnim me peshën e duarve, ndihmuar dhe pak nga ndonjë pajisje që përdorim për ankorim e ngjitje teknike.

Gjatë gjithë kohës ne qendruam me kthetra për siguri. Arritëm ta dërgonim (trupin pa jetë) në pikën ku do të vinte helikopteri. U bënë disa përpjekje, por pa sukses, nuk mund të ulej, era krijonte turbulenca.

Pas disa oreve u kthyen nga Tirana përsëri dhe me vështirësi bënë të mundur tërheqjen e trupit, njëherësh dhe tonën drejt Valbonës.


U deshën disa orë që operacioni të përfundonte, nga ku unë pashë disa gjera:

*Që ekipi i helikopterit vetëm nuk mund të realizojë çdo ndërhyrje.

*Që ekipi Kërkimit Shpëtimit pa ndërhyrje nga ajri vonon dhe e ka të pamundur për të realizuar siç duhet misionin e tij Vullnetarë.

*Koordinimi ekipit tonë duhet të jetë në lartësinë e njejtë siç është me Policinë e Shtetit edhe me institucione të tjera që angazhohen.

*Qe sado paisje individuale që kemi ne pjesëtaret e Shërbimit të Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë, nuk bejnë dot punën që kërkohet në ndërhyrje të tilla.

*Ndërtimi i ketij grupi me bazën dhe mbeshtetjen e duhur bën më të shpejtë ndërhyrjen.

*Ky operacion nxori në pah që ne jemi të vonuar dhe sado që kemi pasion, deshire. E japim kontributin tonë, duhet mbështetja në logjistikën përkatëse.

*RASTET po shtohen, sepse malet kanë ligjet e tyre.

Njëherësh nëse duam turizëm aventure duhet të behemi gati dhe në këtë pjesë.

Ashtu si në çdo vend që ka bukuri të tilla.

Dje isha njeri nga ju!” – perfundon Saimir Kalbaj rrëfimin e tij të sinqertë e jo pak tronditës

 

*Foto, video e marre nga Fb e Saimir Kalbaj 

 

Poll