AKTUALITET /

VIDEO - Pamjet detyrojnë policinë të tërhiqet, pezullohet nga detyra drejtori i Policisë Vlore

Në reagim, Policia e Shtetit kërkon ndjesë publike për një pasaktësi në komunikimin e mëparshëm të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku një qytetar ishte raportuar se ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit ndërtimor, gjë që sipas verifikimeve të mëvonshme nuk rezulton e vërtetë. Në këto rrethana, dhe pavarësisht se pjesa tjetër e komunikatës së policisë vendore vlerësohet si korrekte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Shkruar nga Versus

VIDEO - Pamjet detyrojnë policinë të tërhiqet, pezullohet

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e Zvërnecit, ku një protestë e banorëve kundër një projekti ndërtimor në “Portonovë” u shoqërua me tensione dhe ndërhyrje të forcave të rendit.
Në reagim, Policia e Shtetit kërkon ndjesë publike për një pasaktësi në komunikimin e mëparshëm të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ku një qytetar ishte raportuar se ishte futur me forcë brenda rrethimit të kantierit ndërtimor, gjë që sipas verifikimeve të mëvonshme nuk rezulton e vërtetë.

Në këto rrethana, dhe pavarësisht se pjesa tjetër e komunikatës së policisë vendore vlerësohet si korrekte, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka vendosur pezullimin e menjëhershëm nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë. Sipas institucionit, besimi i publikut ndaj Policisë së Shtetit mbetet një vlerë thelbësore dhe çdo cenim i tij trajtohet me përgjegjësi të plotë.

Ndërkohë, lidhur me zhvillimet në terren dhe pretendimet e ngritura nga protestuesit, Policia e Shtetit sqaron se territori ku është zhvilluar protesta rezulton pronë private me dokumentacion të rregullt hipotekor dhe me autorizimet përkatëse ligjore për rrethimin dhe zhvillimin e projektit.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se çdo pretendim mbi pronësinë apo mënyrën e zhvillimit të saj duhet të adresohet përmes rrugëve ligjore dhe gjyqësore, ndërsa Policia e Shtetit ka detyrimin të garantojë mbrojtjen e pronës private dhe rendin publik.

Sipas pamjeve dhe zhvillimeve në terren, pas përshkallëzimit të situatës, forcat e rendit janë tërhequr gradualisht nga zona, duke u fokusuar në shmangien e përplasjes së mëtejshme dhe në uljen e tensioneve mes palëve.

Poll