AKTUALITET /

(PAMJET) Rrezik terrorist? Alarmuese në veriun e Kosovës! Gjendet armatim në pronën e politikanit serb

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, armët janë gjetur në një objekt në pronësi të politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç, një figurë e njohur në politikën lokale të veriut të Kosovës.

Shkruar nga Versus

(PAMJET) Rrezik terrorist? Alarmuese në veriun e Kosovës! Gjendet

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe Prokurorinë, ka ndërmarrë sot një operacion të gjerë në fshatin Vallaq, komuna e Zveçanit, i cili është zhvilluar nën monitorimin e KFOR-it dhe EULEX-it.

Gjatë bastisjes, autoritetet kanë zbuluar një arsenal armësh të rënda, përfshirë raketahedhës dore (zolla), granata dore, tronblonë, armë automatike dhe municion të llojeve të ndryshme. Sasia e armatimit, sipas Policisë, do të mjaftonte për të furnizuar një njësi të tërë terroriste.

(PAMJET) Rrezik terrorist? Alarmuese në veriun e Kosovës! Gjendet

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, armët janë gjetur në një objekt në pronësi të politikanit serb Aleksandar Arsenijeviç, një figurë e njohur në politikën lokale të veriut të Kosovës.

“Sot kemi goditur një strukturë që paraqet rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë. Krimi nuk mund të fshihet kurrë, pavarësisht petkut që vesh,” – u shpreh Sveçla në një deklaratë publike.

Ai shtoi se operacionet për çrrënjosjen e grupeve kriminale dhe elementëve të lidhur me strukturat e Serbisë do të vazhdojnë pa kompromis. /Versus.al/

Tags:

kosove arme

Poll