AKTUALITET /

Panik në ajër, kriset xhami i avionit me pasagjerë nga Tirana drejt Oslos!

Fluturimi DY1935 u detyrua të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Splitit në Kroaci, pasi u raportua për një xham të krisur në kabinën e pilotit dhe rënie të papritur të presionit në bord.

Shkruar nga Versus

 

Panik në ajër, kriset xhami i avionit me pasagjerë nga Tirana

Një tjetër incident ajror është shënuar këtë të martë me një avion të kompanisë norvegjeze “Norëegian”, i cili ishte nisur nga Tirana drejt Oslos.

Fluturimi DY1935 u detyrua të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Splitit në Kroaci, pasi u raportua për një xham të krisur në kabinën e pilotit dhe rënie të papritur të presionit në bord.

Sipas mediave kroate, të gjitha shërbimet emergjente ishin në gatishmëri në pistë në momentin e uljes së avionit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar në bord.

Ky është incidenti i dytë me të njëjtin avion brenda të njëjtës ditë. Më herët gjatë mëngjesit, fluturimi DY1934 që kishte nisur nga Oslo me destinacion Tiranën, kishte devijuar në mënyrë të papritur dhe ishte ulur në Berlin për arsye që ende nuk janë bërë të ditura zyrtarisht.

Autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet teknike dhe për të analizuar procedurat që janë ndjekur në të dyja incidentet.

Pasagjerët janë shprehur të shqetësuar nga ngjarja, ndërsa kompania “Norëegian” nuk ka dalë ende me një deklaratë zyrtare lidhur me problemet e përsëritura në avionin e njëjtë.

Tags:

avion panik

Poll