AKTUALITET /

Pas 4 orësh Mirela Kumbaro del nga SPAK, përgjigjet shkurt për gazetarët

Shkruar nga Versus
Pas 4 orësh Mirela Kumbaro del nga SPAK, përgjigjet shkurt për
Mirela Kumbaro në SPAK

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro është paraqitur në SPAK, ku ka dhënë dëshminë e saj në kuadër të një çështjeje që lidhet me stadiumin “Arena”.

Pas daljes nga ambientet e SPAK, ajo u shpreh shkurt për mediat duke sqaruar rolin e saj në këtë proces.

“Isha në cilësinë e personit në dijeni,” deklaroi Kumbaro, duke theksuar se ishte thirrur për të dhënë sqarime mbi rrethanat e hetimit.

Ajo nuk dha detaje të tjera mbi dëshminë e saj, ndërsa konfirmoi se pyetjet kishin të bënin me çështjen e stadiumit “Arena”./Versus.al

 

Poll