
Fier- Prokuroria ka sekuestruar pasuritë e 3 personave të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave. Bëhet fjalë për pronat dhe kompanitë e A.H, K.H dhe M.H. Hetimet zbuluan se më datë 24 maj të 2016-ës, gjykata e Milanos në Itali kishte lëshuar urdhër arresti për të nën akuzën e trafikut të drogës.
Dyshohet se grupi kriminal i drejtuar nga A.H ka dërguar në Shqipëri miliona euro të fituara në trafik droge në periudha të ndryshme kohore. Paratë transportoheshin nëpërmjet linjave të autobusëve. Më 13 qershor të 2024-ës u arrestua shoferi J.Xh i cili ishte i punësuar për linjën Fier-Siçili pasi transportonte para të transportuara nga Italia. Në të njëjtën datë është kapur shoferi A.L i të njëjtës kompani udhëtimesh.
Pasuritë e personave nën hetim për pastrim parash
Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në pronësi të shtetasëve A.H, A.H, A.H, M.H dhe K.H, rezultojnë në pronësi krahas pasurive të paluajtshme dhe shoqëri tregëtare të organizuar në formën e shoqërive me përgjegjësi të kufizuar. Nga administrimi i kësaj prove, rezuloi se shtetasi A.H, ka dhënë në formë huaje tek shoqëria “A” sh.p.k vlera të konsiderueshme që nuk dokumentojnë origjinën e kësaj shume.
Mbëshetur në këto të dhëna, Prokuroria vlerësoi se jemi në kushte e aplikimit të masave me karakter pasuror bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar dhe kërkoi vendosjen e sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme dhe e shoqëritë tregtare në zotërim të subjekteve si më poshtë:
Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të A. H, M. H;
1) Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 135.60 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
2) Pasuria pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 127 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
3) Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 59 m2, me vendodhje Bashkia-Fier;
4) Pasuria e llojit njësi me sipërfaqe 17.10 m2, me vendodhje Rr “Dritan Hoxha”, Tiranë;
5) Pasuria pasuri e llojit njësi me sipërfaqe 31 m2, me vendodhje Rr “Gjergj Arianiti”, Vlorë;
Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A.” Shpk.,
1) Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3949 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë “A I” shpk.,
1) Pasuria llojit tokë arë me sipërfaqe 1971 m 2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
2) Pasuria e llojit tokë arë me sipërfaqe 3926 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier
3) Pasuria tokë arë me sipërfaqe 2942 m2, në lagjen Sheq i Madh-Fier;
4 Pasuria e llojit tokë arë, me sipërfaqe 3931 m2, në Sheq i Madh-Fier;
Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme në emër të K. H, si më poshtë:
1) Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 55 m2, Bashkia Fier;
2) Pasuri me sipërfaqe 137 m2, e llojit apartament Bashkia Fier;
Sekuestrimin e kuotave të shoqërive tregëtare në zotërim të individëve objekt verifikimi:
1) Sekuestrimin e kuatoave të shoqërisë “A” sh.p.k;
2) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A T” sh.p.k;
3) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A” sh.p.k;
4) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “A ”, sh.p.k;
5) Sekuestrimin e kuotave të shoqërisë “M.T” sh.p.k. Versus.al
