AKTUALITET /

Përdhunoi 18 vjeçaren me probleme të shëndetit mendor, arrestohet 44 vjeçari në Shijak

Gjatë kontrollit në banesë, 44 vjeçarit iu gjet një armë gjahu pa leje dhe një shkop gome si i policisë.

Shkruar nga Versus

Përdhunoi 18 vjeçaren me probleme të shëndetit mendor,

Durrës- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pjezë të Shijakut ku një 44 vjeçar ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18 vjeçare e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Autori, H.G u arrestua pas denoncimit të bërë në polici. Sipas njoftimit, 44 vjeçari përdhunoi adoleshenten në një banesë të braktisur.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi një shkop gome dhe një armë gjahu të cilën e mbante pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të ftohta”. Versus.al

Poll