AKTUALITET /

Përdhunoi vajzën e tij në Itali, arrestohet në Durrës 60 vjeçari shqiptar (EMRI)

I arrestuari rezultonte i dënuar në Itali me 5 vite e 10 muaj burg.

Shkruar nga Versus
Përdhunoi vajzën e tij në Itali, arrestohet në Durrës
Momenti i arrestimit të Nikolla Llogos

Durrës- Një 60 vjeçar i identifikuar si Nikolla Llogo është arrestuar nga policia pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga Italia për veprën penale “kryerja e marrëdhëniese seksuale me dhunë me të mitur”.

Llogo ishte dënuar me 5 vite e 10 muaj burg nga gjykata e Apelit të Bolonjës nën akuzën se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij në komunën Noceto të Italisë.

Pas arrestimit, vijon puna për ta ekstraduar drejt Italisë ku do të vuajë dënimin e caktuar. Versus.al



Poll