AKTUALITET /

Përfshihet nga flakët përroi i Zharrëzës në Fier

Shkruar nga Versus

Përfshihet nga flakët përroi i Zharrëzës në Fier

Fier- Përroi i Zharrëzës u përfshi nga flakët mesditën e sotme duke shkaktuar shtëllunga tymi në zonën përreth. 

Flakët u përhapën me shpejtësi të favorizuara nga era duke mbuluar zonën dhe rrugën kryesore, ndërkohë që është rrezikuar dhe një serë që ndodhej pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit. Versus.al

Poll