AKTUALITET /

Përmbytet Oboti në Shkodër. 15 familje të bllokuara në Bushat

Shkruar nga Versus

Përmbytet Oboti në Shkodër. 15 familje të bllokuara në

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytjen e tokave dhe disa banesave në Obot dhe Bushat të Shkodrës.

Tokat bujqësore dhe disa rrugë janë mbuluar nga uji që arrin deri në 40 centimetra. Pesëmbëdhjetë familje kanë mbetur të bllokuara në fshatin Bushat për shkak të nivelit të ujit.

Në këto zona mund të kalohet vetëm me mjete të larta. Autoritetet njoftuan se niveli i ujit në urën e Bunës është 1.80 metra, niveli në Liqenin e Shkodrës ndodhet në kuotën 7.7 metra dhe niveli në Dajç në kuotën 6.2 metra.

Prefektura e Qarkut Shkodër u kërkoi qytetarëve të kenë kujdes të shtuar, të ndjekin udhëzimet dhe të bashkëpunojnë me Emergjencat Civile për çdo situatë në orët në vijim./Versus.al

Poll