
Në kuadër të hetimeve për përmbytjet në ditët e para të muajit janar, prokuroria e Durrësit ka sekuestruar disa dokumente në bashkinë e Durrësit.
Mësohet se organi i akuzës ka sekuestruar dosjen që bashkia e Durrësit kishte përpiluar lidhur me rehabilitimin e argjinaturës në lumin Erzen.
Drejtuesja Suela Beluli ka firmosur shkresën e prokurorisë duke ngarkuar oficerin e policisë gjyqësore Erind Gjoni për të sekuestruar provat materiale ku përfshihen "dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim" për objektin.
Për shkak të daljes nga shtrati të lumit Erzen pati përmbytje masive në disa zona të Durrësit si Katund i Ri dhe Sukth. Versus.al

