AKTUALITET /

Përndoqi një vajzë dhe i vuri flakën kabinës elektrike, arrestohet 28-vjeçari! Lagjja mbeti pa energji elektrike

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Komisariatit Nr. 6.

Shkruar nga Versus
Përndoqi një vajzë dhe i vuri flakën kabinës elektrike,
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Komisariatit Nr. 6.

Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi A.B., 28 vjeç, ka përndjekur një vajzë 24-vjeçare deri në hyrje të pallatit ku ajo banon. Pas ngjarjes, i riu është larguar nga zona duke i vënë flakën një kabine elektrike, gjë që ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike për të gjithë lagjen.

Policia bëri të ditur se ndaj tij rëndojnë akuzat për përndjekje dhe dëmtim të qëllimshëm të pronës publike.

Në të njëjtën kohë, strukturat e tjera të Policisë së Tiranës kanë ndërmarrë disa veprime të tjera në kuadër të hetimeve për vepra penale të ndryshme:

Një 68-vjeçar, A.S., është ndaluar nga Krimet Ekonomike pasi dyshohet se ka shitur një apartament dy herë.
Një 40-vjeçar, A.D., procedohet në gjendje të lirë pasi ka mashtruar një punonjës karburanti duke furnizuar makinën pa paguar.
Një 41-vjeçar, Ch.V., është shpallur në kërkim për dhunë ndaj ish-bashkëshortes.
Një 42-vjeçar, A.Q., u arrestua në flagrancë për dhunë ndaj babait dhe thyerje të masës së arrestit në shtëpi.
Në një tjetër rast, H.A., 52 vjeç, procedohet për goditjen me grushte të një 67-vjeçari për motive të dobëta.
O.L., 28 vjeç, procedohet pasi u kap duke hedhur lëndë piroteknike në rrugë.
E.D., 42 vjeç dhe A.V., 42 vjeç, janë shpallur në kërkim për dhunë dhe kanosje përkatësisht ndaj dajës dhe një 37-vjeçari.
B.K., 45 vjeç dhe K.Z., 38 vjeç, procedohen për përplasje fizike me qytetarë të tjerë.
A.F., 36 vjeç, është në kërkim pasi dyshohet se ka përndjekur një 34-vjeçare.
Në Vorë, dy persona, L.H. dhe E.S., janë proceduar pas një konflikti me sende të forta.
Ndërkohë, Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë marrë masa ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit:

E.Xh., 28 vjeç, u arrestua pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
I.S., 24 vjeç, përplasi një këmbësore në “Rrugën e Arbërit”; 30-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve.
A.A., 56 vjeç, procedohet pasi humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi një automjet të parkuar.
Të gjitha materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore. Versus.al

Poll