AKTUALITET /

Përndoqi për dy muaj dhe dhunoi punonjësen e firmës tregtare, në pranga 38-vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Versus

Përndoqi për dy muaj dhe dhunoi punonjësen e firmës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar një 38-vjeçar, i cili dyshohet se për një periudhë dy mujore ka përndjekur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj një 30-vjeçareje.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë Fier, veprimet e shpejta operative u vunë në zbatim menjëherë pas kallëzimit të 30-vjeçares, e cila deklaroi se shtetasi Fatjon Ahmetaj, banues në Lushnjë, i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri duke e përndjekur edhe në ambientet e vendit ku ajo punonte.

Pas ndalimit, materiali procedurial u kalua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë
Përndoqi një 30-vjeçare dhe ushtroi dhunë fizike ndaj saj, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga një 30-vjeçare se një shtetas i kishte shkaktuar ankth dhe pasiguri, pasi e kishte përndjekur dhe kishte ushtruar dhunë ndaj saj, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale është kapur dhe ndaluar shtetasi F. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë.
Ky shtetas, për një periudhë 2 mujore, dyshohet se ka përndjekur 30-vjeçaren si edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj në ambientet e subjektit tregëtar në të cilën ajo punonte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./
Versus.al

 

Poll