AKTUALITET /

Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 22 vjeçari! Autori në kërkim (EMRAT)

Shkruar nga Versus

Përplasje me armë zjarri në Golem, plagoset 22 vjeçari!

Durrës- Një konflikt i ashpër është shënuar pas mesnate pranë rrethrrotullimit të Golemit ku dy persona janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin.

Sherri më pas ka degraduar deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i plagosur 22 vjeçari Luiz Keqi.

Në kërkim është shpallur 36 vjeçari Shpëtim Dedja i cili dyshohet si autor i ngjarjes. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të rastit të rëndë.

Ndërkohë, i riu po merr ndihmën mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën. Versus.al

Poll