AKTUALITET /

Personazhit të TikTok-ut Kozak Braçi, i ‘hedhin në erë’ kapanonin e marrë me qira! Muaj më parë i dogjën makinën

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesit me vendndodhje në rrugën dytësore "Tiranë-Vorë"

Shkruar nga Versus
Personazhit të TikTok-ut Kozak Braçi, i ‘hedhin në
Foto: Personazhi i TikTok-ut Kozak Braçi pranë makinës së shkrumbuar (në sfond kapanoni i marrë me qira)

Personazhit të njohur të TikTok-ut, Kozak Braçit i kanë hedhur në erë kapanonin të cilin e kishte marrë me qira pak kohë më parë për reklamimin e automjeteve për shitje.

Policia bën me dije se një sasi lënde plasëse i është vendosur godinës boshe duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Sasia e tritolit ka shpërthyer rreth orës 03:55 të mëngjesit të sotëm. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit/ëve.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një gjë e tillë i ndodh personazhit të njohur në rrjetet sociale, pasi muaj më parë i dogjën makinën e parkuar poshtë pallatit ku banonte, ngjarje për të cilën ai fajësonte personazhin tjetër të njohur në TikTok si “Cllevio Serbiano” me të cilin kishte pasur ofendime në rrjete sociale. Ndërsa këtë herë dyshime shkak dyshohet të jetë bërë konkurrenca në të njëjtën veprimtari. Versus.al

Personazhit të TikTok-ut Kozak Braçi, i ‘hedhin në
Kozak Braçi para makinës së shkrumbuar
Poll