AKTUALITET /

Pjesë e grupit kriminal, Apeli i GJKKO-së lë në qeli Armando Ndrecën, vëllai i deputetit të PS

Ndreca iu vendosën prangat pasi doli në komunikime në lidhje më kultivimin e drogës.

Shkruar nga Versus
Pjesë e grupit kriminal, Apeli i GJKKO-së lë në qeli Armando
Armando Ndreca, Eduard Ndreca

I përfshirë në dosjen 'Revanshi', Armando Ndreca, vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Eduard Ndreca, do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Apeli i Gjykatës Kushtetuese (GJKK) nuk pranoi kërkesën e tij për lirim.

Ndreca iu vendosën prangat pasi doli në komunikime në lidhje më kultivimin e drogës. Një muaj para ndalimit të tij nga SPAK, Armando Ndreca u arrestua nga Policia e Lezhës në lidhje me një serë e cila kultivohej kanabis sativa.

Pas lirimit të tij, SPAK nënshkroi një vendim për të vendosur prangat ndaj tij për prodhim dhe shitje të narkotikëve në kuadër të një grupi kriminale.

Në dosjen ku bën pjesë Armando Ndreca me urdhër ndalimi është edhe ish-deputeti Arben Ndoka, nipi i tij Samuel Ndoka.

Pamjet kur Armando Ndreca kapet nga policia në fshatin Kashnjet të Lezhës

 

Poll