
Në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca për 22 persona të arrestuar në kuadër të një operacioni të gjerë antidrogë në kryeqytet.
Mes të ndaluarve janë Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja, mes tyre edhe dy drejtorë të “One Albania”.
Sipas raportimeve, grupi është goditur pas një operacioni me agjentë të infiltruar, të cilët janë paraqitur si blerës dhe kanë dokumentuar aktivitetin e dyshuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në disa zona të Tiranës.
Në dosjen e publikuar nga Top Channel evidentohet se rrjeti vepronte në mënyrë të organizuar dhe ishte i shtrirë në të gjithë kryeqytetin.
Një nga episodet e dokumentuara i përket zonës së Kamzës, ku një agjent i infiltruar, i prezantuar me emrin “Kristi”, komunikon me Valerjos Bushi, i dyshuar si pjesë e grupit.
Në bisedat e zbardhura, dyshohet se diskutohet për sigurimin dhe cilësinë e lëndës narkotike, duke forcuar provat për aktivitetin e paligjshëm.
Kristi i shkruan Valerjos Bushi:
Kristi- Ome vllai
Valerjos Bushi- Mirë…. hajde ktej iher
– Se kishte aty, ca lloji që më the?
– Tani kam .. (nuk kuptohet), po deshe prapë për me mor
– E mirë, mu tër notën më ke ktu. Është ndrru dora apo e njëjta është për të qenë?

