AKTUALITET /

Pjesë e grupit që bashkëpunonte me Ndraghetën në Itali, mes të përfshirëve edhe Artur Hoxhosmani! Në korrik u kap në Shqipëri

Shkruar nga Versus
Pjesë e grupit që bashkëpunonte me Ndraghetën në Itali,
Artur e Klevis Hoxhosmani së bashku me 2 vëllezërit e tjerë

Mes 6 shqiptarëve ndaj të cilëve autoritetet italiane kanë ekzekutuar urdhrat e arrestit si pjesë e grupit që trafikoi 27 mln euro kokainë brenda 2 vitesh, është edhe Artur Hoxhosmani.

Së bashku me 5 shqiptarët Elvis Aliu, Marjus Aliu, Fation Aliu, Ervin Bashmeta dhe Kujtim Daiu, Hoxhosmani dyshohet se ishte pjesë e një grupi prej 28 personash me kombësi të ndryshme që bashkëpunonin me mafian Ndragheta për të sjellë kokainë nga Amerika e Jugut. 

Autoritetet italiane kanë publikuar pamjet nga operacioni i zhvilluar ku shihen paketime të shumta me kokainë dhe tufa parash në euro që qarkullonin mes grupeve kriminale falë një shtetasi kinez. 

Artur Hoxhosmani së bashku me vëllain e tij Klevis Hoxhosmani rezultojnë të arrestuar në Shqipëri që prej muajit korrik të këtij viti kur u godit aleanca që kishin me Plarent Dervishajn, Erion Alibejn dhe Ermir Ndreajn, i njohur ndryshe si “Cinco”. Të gjithë këta persona janë të arrestuar prej muajsh me urdhër të SPAK pas zbardhjes së përgjimeve në SkyEcc ku provohej nga biseda të ndryshme se ata ishin përgjegjës për trafikun e të paktën 6 tonëve kokainë nga Amerika Latine me vlerë 411 milionë euro.

Artur dhe Klevis Hoxhosmani u arrestuan së bashku me Ermir Ndreajn teksa së bashku ndodheshin në një skaf në Palasë duke shijuar rrezet e diellit. Për vëllezërit Hoxhosmani kanë shkruar edhe mediat britanike të cilat kanë theksuar se ata kishin shkuar si emigrantë në Angli dhe më pas ishin përfshirë në trafikun e drogës. Versus.al

Poll